Ndërlidhjet

Ngrihet aktakuzë për rastin e Oliver Ivanoviqit


Oliver Ivanoviq
Oliver Ivanoviq

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti të hënën aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër gjashtë personave, të identifikuar me inicialet: N.S., M.R., S.A., D.M., Z.J dhe R.B.

Veprat e tyre të dyshuara penale përfshijnë: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve dhe zbulim i fshehtësisë zyrtare.

Tre nga të pandehurit gjenden në paraburgim, ndërsa tre të tjerë janë në arrati.

Ndaj këtyre tre të fundit, gjykata kompetente ka lëshuar urdhërarrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar, në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale.

Në komunikatën e Prokurorisë thuhet se veprimtaritë e grupit kriminal kanë rezultuar me vrasjen e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq.

Ivanoviq ka qenë udhëheqës i iniciativës qytetare serbe "Liria, Demokracia, Drejtësia".

Ai u qëllua për vdekje pranë zyrës së tij në Mitrovicën e Veriut, në janar të vitit 2018.

Në gusht të këtij viti, ministri në detyrë i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, ka thënë se i dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanoviqit është Millan Radoiçiq, nënkryetar i subjektit politik serb Lista Serbe.

Radoiçiq ndodhet në arrati.

Lexoni edhe këtë:

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG