Ndërlidhjet

Haradinaj: Të tregohet kujdes me të ardhurit nga Shqipëria


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, shoqëria civile por edhe subjektet politike që të tregohet kujdes me personat e ardhur nga Shqipëria, të cilët kanë hyrë në territorin e Kosovës, pas tërmetit të 26 nëntorit që la të vdekur 51 njerëz.

“Çdo shtetas i Shqipërisë, që hyn në territorin e Kosovës, nuk do të mbetet pa strehë, por nuk është në rregull një zhvendosje pa kritere e njerëzve që vijnë nga zonat që nuk janë prekur nga tërmeti. Dikush po i mashtron njerëzit, po i mbush autobusët, po i sjell në kushte të vështira... është dimër, nuk është në rregull. Keqpërdorimi i kësaj gjendjeje nuk është në rregull, duhet pasur kujdes", ka thënë Haradinaj.

Haradinaj më pas u bëri thirrje qytetarëve nga zonat e paprekura nga tërmeti në Shqipëri, që të mos të vijnë në Kosovë. Ai tha se bëhet fjalë për atë kategori të qytetarëve të cilët pretendojnë se nëse vendosen në Kampin Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman në Prizren, mund të dërgohen në shtetin e Gjermanisë. Kjo, sipas tij, nuk është e vërtetë.

Haradinaj nuk dha më shumë hollësi mbi këto pretendime.

Pas tërmetit, i cili ka goditur Shqipërinë më 26 nëntor, numri i personave të ardhur nga ky shtet dhe që kanë hyrë në territorin e Kosovës, ende nuk dihet saktësisht nga institucionet e Kosovës.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë të Rihterit, i cili ka goditi Shqipërinë, ka qenë më i fuqishmi që ka goditur këtë vend gjatë dekadave të fundit dhe për pasojë ka lënë 51 persona të vdekur, mijëra të lënduar dhe mbi 5 mijë persona të pastrehë, si pasojë e shembjeve, dëmtimeve serioze dhe rrezikshmërisë që paraqesin vendbanimet e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG