Ndërlidhjet

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj tri grave të kthyera nga Siria


Disa gra të kthyera nga Siria në Kosovë.
Disa gra të kthyera nga Siria në Kosovë.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tri grave, të cilat akuzohen për veprat penale si: pjesëmarrje në ushtri apo polici të huaj, organizim dhe pjesëmarrje në grupin militant, Shteti Islamik (IS).

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës thuhet se të tri gratë kishin udhëtuar nga aeroporti i Prishtinës përgjatë periudhës 2013-2015, së pari në Stamboll e më pas i ishin bashkuar grupit militant, IS në Siri, ku kanë qëndruar deri në momentin e kthimit të shtetasve kosovarë nga këto vatra të luftës më 20 prill të këtij viti.

Sipas prokurorisë, njëra nga të akuzuarat kishte udhëtuar me burrin e që sipas prokurorisë thuhet se tashmë është i ndjerë, dhe djalin e saj që në atë kohë ishte 1 vjet e gjysmë, e akuzuara tjetër, e cila është e mitur kishte udhëtuar me bashkëshortin e saj po ashtu të ndjerë, dhe e treta kishte udhëtuar e vetme.

Të trija gratë dyshohet se ishin pjesë e grupeve militante: Shteti Islamik dhe al-Nusra.

Gjatë këtij viti në Kosovë, nga zona e konfliktit në Siri janë kthyer 110 shtetas kosovarë, prej tyre katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë këtu edhe nëntë fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë.

Më shumë se 400 qytetarë të Kosovës, kryesisht të rritur, kanë shkuar në gjashtë-shtatë vjetët e fundit në Siri dhe Irak për të luftuar në anën e grupit militant Shteti Islamik.

Më shumë se 70 prej tyre janë vrarë, ndërkohë që shumë gra dhe fëmijë kanë vazhduar të mbeten në atë zonë.

Lexoni edhe këtë artikull: Ligjëratat e BIK-ut në burgje, nuk mjaftojnë për deradikalizim

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG