Ndërlidhjet

Sindikatat paralajmërojnë pasoja nëse nuk zbatohet Ligji për Pagat


Ilustrim.
Ilustrim.

Kryetarët e tri sindikatave në Kosovë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës-SBASHK, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës-FSSHK dhe Sindikata e Policisë së Kosovës, kanë paralajmëruar pas takimit që kanë zhvilluar me Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari, që nëse pagat e muajit dhjetor nuk dalin ashtu siç e planifikon ligji i ri, atëherë vendi do të përballet me pasoja.

Në një komunikatë për media, kryetarët e këtyre sindikatave kanë thënë se moshyrja në fuqi e këtij ligji prek 60,000 persona të punësur në sektorin publik.

Sa e ke rrogën?

Ligji i ri për Pagat ka hyrë në fuqi më 2 nëntor të këtij viti.

Sipas ligjit të ri, paga bazë është ajo pjesë e pagës, që përfitohet për punën e kryer me orar të plotë të një funksioni apo pozite të caktuar.

Vlera e pagës bazë llogaritet duke shumëzuar koeficientin e klasës së pagës me vlerën monetare të koeficientit. Raporti i koeficienteve është një me dhjetë (1:10), i shpërndarë në gjashtëdhjetë e nëntë (69) nivele të koeficientëve.

Më herët gjatë këtij muaji, rreth 23 mijë shërbyes civilë në administratën lokale dhe qendrore të Kosovës, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me këtë ligj.

Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, Mursel Zymberi, pati thënë për Radion Evropa e Lirë, se shërbyesit civilë po ndjehen të diskriminuar dhe nuk trajtohen të barabartë sa i përket nivelit të pagave.

Jo të gjithë i gëzohen Ligjit për pagat

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG