Ndërlidhjet

SHBA-ja mirëpret iniciativën për "Mini-Shengenin" ballkanik


Ilustrim.
Ilustrim.

Ambasada amerikane bashkë me konsullatat e Shteteve të Bashkuara në Gjermani ,ka thënë përmes një komunikate se, mirëpret iniciativën e Ballkanit Perëndimor për krijim të një “Mini-Shengeni”, si mënyrë për të nisur lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

“Ne besojmë se në mënyrë që kjo iniciativë të jetë e suksesshme, duhet të përfshihet i gjithë rajoni, bashkë me Qeverinë e Kosovës”, është thënë në komunikatë.

Mes tjerash në këtë shkresë përmendet edhe se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump është e fokusuar në të ndihmuarit e gjithë rajonit për të krijuar mundësi ekonomike dhe vende të punës për të rinjtë.

Kjo komunikatë i është referuar iniciativës rajonale të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për miratim të një deklarate, përmes së cilës synohet të përmirësohet bashkëpunimi rajonal.

Për apo kundër "Mini-Shengenit" ballkanik?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:04 0:00

Përfaqësuesi i Bosnjës në këtë takim, Denis Zvizdiq, ka thënë se vendi i tij ende nuk ka marrë vendim nëse do t’i bashkohet kësaj nisme, derisa Kosova nuk ka marrë pjesë fare në takimin e mbajtur në Ohër, pasi sipas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Kosova ishte anashkaluar në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad të Serbisë.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, ai ka thënë se kjo iniciativë rajonale, është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Takimi i radhës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Durrës më 21 dhjetor, në të cilin pritet të jetë e ftuar edhe Kosova.

Pse Kosova ia ka drojën “Mini-Shengenit” ballkanik?

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG