Ndërlidhjet

Limaj: Vendimi Gjykatës Supreme mbrojti integritetin e zgjedhjeve


Fatmir Limaj.
Fatmir Limaj.

Kryetari i Nismës Social-Demokrate, Fatmir Limaj ka thënë se vendimi i Gjykatë Supreme, për të mos përfshirë në rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve, rreth 3 mijë vota nga Serbia, mbrojti integritetin e zgjedhjeve të cenuar nga veprimet e paligjshme.

Votat nga Serbia ishin kontestuar nga koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë.

Sipas këtij koalicioni, zarfet me vota nga Serbia "nuk dihet se nga e kanë identitetin e tyre dhe origjinën".

Ankesa e tyre u trajtua nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili vendosi të hënën, më 11 nëntor, që të anulohen këto vota.

Por, një ankesë tjetër u depona në Gjykatën Supreme, nga tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së.

Megjithatë, sipas një deklarate të postuar në rrjetin social Facebook, Limaj, ka thënë se “Gjykata Supreme dhe PZAP me këto vendime treguan se shteti ligjor këtu funksionon dhe institucionet e këtij shteti ligjor janë gardian në mbrojtje të ligjit dhe demokracisë në Kosovë”.

Ndërkohë, të mërkurën pasdite në Kosovë ka nisur rinumërimi i fletëvotimeve të gati 1,500 vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Organizatat që monitorojnë procesin zgjedhor thonë se ky proces mund të zgjasë deri në tri javë.

Rinumërimin e votave e ka urdhëruar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), bazuar në ankesat e partive politike ndaj rezultatit përfundimtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG