Ndërlidhjet

Peter Beyer emërohet raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës


Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës
Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës

Komiteti për Çështje Politike i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ka emëruar gjermanin, Peter Beyer, si raportues për situatën në Kosovë.

Peter Beyer është deputet i parlamentit gjerman, dhe i takon partisë demokristiane të kancelares, Angela Merkel.

Kosova mirëpret zgjedhjen e Beyer-it

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka mirëpritur zgjedhjen e ligjëvënsit gjerman, Peter Beyer si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës, duke uruar që ky vendim të jetë një rifillim i mbarë i angazhimit evropian në Kosovë.

Kundërshtimet ndaj senatorit rus

I interesuar për këtë pozitë ka qenë edhe delegati rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksei Kondratev.

Mirëpo, paralajmërimet për mundësinë e emërimit të tij, kishin ngjallur reagime të shumta në Kosovë, për shkak të, siç ishte thënë, veprimeve të tij të mëparshme "duke shkelur të drejtat themelore të njeriut" dhe paragjykimet ekstreme ndaj Kosovës

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli paralajmëroi se Kosova do të refuzojë të bashkëpunojë me senatorin rus.

Po ashtu, edhe zëvendëskryeministri në qeverinë në largim të Kosovës, Enver Hoxhaj ka shkruar në Twitter se Këshilli i Evropës është vënë para dilemës që të zgjedh në mes të një ish-spiuni rus ose një anëtari të respektuar të Bundestagut që të jetë raportues për Kosovën.

Ndërkohë, më shumë se 40 organizata të shoqërisë civile në Kosovë kanë përkrahur letrën e dërguar Këshillit të Evropës, Asamblesë Parlamentare dhe Komitetit për Çështje Politike duke i bërë thirrje që të parandalojnë përzgjedhjen e delegatit rus të Asamblesë Parlamentare, Alexei Kondratiev në pozitën e raportuesit për Kosovën.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare, qëllimi i së cilës është të mbështesë të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në kontinentin e Evropës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG