Ndërlidhjet

Grupet punuese të LVV-së dhe LDK-së i përmbyllin takimet


Avdullah Hoti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Avdullah Hoti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për përafrimin e qëndrimeve mbi parimet e qeverisë së ardhshme, të enjten, i kanë përmbyllur diskutimet.

Avdullah Hoti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha në një konferencë për media se takimi i së enjtes ka qenë i fundit i grupeve punuese.

Sipas tij, tani u mbetet liderëve të partive që të konkretizojnë marrëveshjen.

“Ky është takimi i fundit për pjesën programore të marrëveshjes. Kemi arritur t'i përmbyllim pothuajse të gjitha çështjet programore, prej zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë... sot, për politikat sociale, për kulturë, sport, për çështjet e diasporës, për çështjet energjetike".

"Për sa na përket neve si grupe punuese, në aspektin profesional kemi arritur t’i përmbyllim diskutimet tona dhe ne jemi të gatshëm që këtë marrëveshje, shumë shpjet, brenda dy-tre ditëve të ardhshme, në formë të shkruar ta dorëzojmë te kryetarët e partive, të cilët pastaj do të ulen - pas certifikimit të rezultateve (të zgjedhjeve të 6 tetorit) - për ta konkretizuar dhe për ta formalizuar këtë marrëveshje”, tha Hoti.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë të enjten ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që janë mbajtur më 6 tetor.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG