Ndërlidhjet

Macron: NATO-s i ka vdekur truri


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e përshkroi NATO-n si "të vdekur në tru" dhe tha se garantuesi i saj kryesor, SHBA-ja, e ka zvogëluar përkushtimin ndaj aleancës transatlantike.

Duke folur në një intervistë për gazetën Economist, Macron përmendi "dështimin e SHBA-së" për t'u konsultuar me NATO-n përpara se të tërhiqte trupat e saj nga veriu i Sirisë.

Ai po ashtu pyeti nëse NATO-ja vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive.

"Ajo që ne po përjetojmë tani, është vdekja e trurit të NATO-s", i tha Macron gazetës londineze.

Macron i paralajmëroi anëtarët evropianë të NATO-s se nuk mund të mbështeten më te SHBA-ja për të mbrojtur aleancën, e cila është krijuar në fillimin e Luftës së Ftohtë për të forcuar sigurinë e Evropës Perëndimore dhe të SHBA-së.

Neni pesë i Kartës themeluese të NATO-s thotë se sulmi ndaj një anëtari do të merrte përgjigje kolektive nga aleanca.

I pyetur nëse kjo vlen akoma, Macron tha: "Nuk e di".

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, një aleate kryesore, tha se nuk pajtohet me "fjalët e ashpra" të Macronit.

NATO-ja, e cili feston 70 vjet të themelimit muajin e ardhshëm, u përgjigj duke thënë se aleanca mbetet e fortë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG