Ndërlidhjet

Aktakuzë për terrorizëm për të kthyerin nga Siria në Kosovë


Në muajin prill, institucionet e Kosovës kanë kthyer nga Siria në Kosovë 110 kosovarë.
Në muajin prill, institucionet e Kosovës kanë kthyer nga Siria në Kosovë 110 kosovarë.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj A.M., për shkak të veprës penale: “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.

Përmes një njoftimi, Prokuroria Speciale tha se i pandehuri A.M. kishte udhëtuar qëllimshëm drejt Sirisë, për t'u bërë pjesë e grupit militant Shteti Islamik (ISIS).

“I pandehuri A.M., me të arritur në Siri, i është bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS, ku pas trajnimeve taktike dhe luftarake ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë. Më 26.07.2017, është arrestuar nga forcat kurde, ku ka qëndruar deri më 19.04.2019, me ç’rast edhe është riatdhesuar në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

I njëjti bën të ditur se A.M., në vitin 2015, kishte udhëtuar fillimisht drejt Maqedonisë [tani të Veriut], ku kishte kontaktuar përkrahës të grupit militant Shteti Islamik dhe, pastaj, me pasaportë të falsifikuar kishte udhëtuar përmes Greqisë në Stamboll, nga ku kishte kaluar në Siri.

Në muajin prill të këtij viti, institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me SHBA-në, kanë kthyer në Kosovë 110 kosovarë, duke përfshirë: katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë që ishin duke qëndruar në kampe refugjatësh në Siri.

Lexoni edhe këtë:

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG