Ndërlidhjet

KQZ: Nëse nuk ka ankesa, rezultatet përfundimtare shpallen më 7 nëntor


Ilustrim
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paralajmëruar se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit do të shpallen të enjten më 7 nëntor, nëse nuk do të ketë ankesa brenda afatit ligjor.

Ligji për zgjedhjet e përgjithshme e lejon mundësinë që të bëhet ankesë brenda 24 orëve në Panelin zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Të martën rreth mesnatës është përmbylluri i gjithë procesi i numërimit të fletëvotimeve, sipas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha për Radion Evropa e Lirë se KQZ-ja është e obliguar që të respektojë këtë afat ligjor.

“Ashtu siç ju kemi informuar, KQZ-ja do të komunikojë me institucionet përkatëse, për të marrë konfirmim se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim dhe pastaj do të mund të shpallë rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve. Nëse nuk do të ketë ankesa brenda këtij afati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpallë rezultatet përfundimtare gjatë ditës së enjte (7 nëntor)”, tha Elezi.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor.

Bazuar në raportimet nga vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtarë, procesi kaloi qetë dhe ishte në harmoni me standardet demokratike.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG