Ndërlidhjet

Protestuesit sulmojnë konsullatën e Iranit në Irak


Qeberla, Irak
Qeberla, Irak

Protestuesit në Irak sulmuan gjatë natës së shkuar konsullatën iraniane në qytetin e Qerbelasë, i cili është një lokacion i shenjtë shiit.

Agjencia Associated Press citoi dëshmitarët të kenë thënë se protestuesit e kanë hequr flamurin iranian, duke e zëvendësuar me atë të Irakut.

Video amatore, të postuara në internet, treguan protestus duke hedhur me sa dukej koktej molotovi përtej murit të konsullatës.

Tre protestues u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën në përleshjet me forcat e sigurisë, tha të hënën Komisioni i Lartë i Irakut për të Drejtat e Njeriut.

Shifrat nuk u konfirmuan nga zyrtarët irakianë.

Protestat në Irak kanë nisur qysh në fillim të muajit të kaluar, për shkak të papunësisë së lartë, shërbimeve të dobëta publike dhe korrupsionit.

Mbi 250 njerëz janë raportuar të vrarë në protesta.

Irani, i banuar me shumicë shiite, ka ndikim të madh në Irak, që nga rrëzimi i diktatorit Saddam Hussesin, dhe mbështet milici të fuqishme shiite atje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG