Ndërlidhjet

Gorbachev: Bota në "rrezik kolosal" nga armët bërthamore


Mikhail Gorbachev
Mikhail Gorbachev

Ish-udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbachev, paralajmëroi se mosmarrëveshjet aktuale midis Rusisë dhe Perëndimit e çojnë botën në "rrezik kolosal" për shkak të kërcënimit nga armët bërthamore.

Në një intervistë për BBC-në, Gorbachev kërkoi nga të gjitha vendet që të deklarohen për shkatërrimin e armëve bërthamore, me qëllim "shpëtimin e vetes dhe të planetit".

"Për aq kohë sa ekzistojnë armë të shkatërrimit në masë, në radhë të parë armë bërthamore, rreziku është kolosal", tha Gorbachev.

Intervista vjen tri dekada pas rënies së Murit të Berlinit dhe në kohën e shqetësimeve në rrijtje për kthim në Luftën e Ftohtë.

I pyetur t'i përshkruajë tensionet aktuale midis Moskës dhe Perëndimit, Gorbachev tha: "Të ftohta dhe luftë".

Frika për një garë të re me armë bërthamore është rritur prejse Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë tërhequr, muaj më parë, nga Traktati i Forcave Bërthamore me rreze të mesme veprimi.

Ky traktat, me të cilin janë shkatërruar koka të shumta bërthamore, është nënshkruar më 1987 nga Gorbachev dhe presidenti i atëhershëm amerikan, Ronald Reagan.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG