Ndërlidhjet

Palmer viziton sot Maqedoninë e Veriut


Matthew Palmer
Matthew Palmer

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer, qëndron sot në Shkup.

Palmer do të pritet nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Në një njoftim për media nga Ministria e Jashtme e këtij vendi thuhet se Palmer dhe Dimitrov pritet të diskutojnë zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe mbështetjen e SHBA-së për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut.

Këtë muaj, Bashkimi Evropian ka dështuar të marrë vendim për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën.

Palmer, në një seancë të Kongresit amerikan javën e kaluar, ka thënë se është "zhgënjyer thellësisht" nga ky qëndrim i BE-së.

Sipas tij, mosveprimi i Këshillit Evropian e shkurajon gatishmërinë e liderëve të Ballkanit për të zbatuar reforma.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG