Ndërlidhjet

Brexit-i shtyhet deri më 31 janar


Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Bashkimi Evropian u pajtua për shtyrjen e Brexit-it, apo të daljes së Britanisë nga BE-ja, deri më 31 janar të vitit 2020.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha në një postim në Twitter se vendimi pritet të formalizohet me procedurë të shkruar.

Afati i deritashëm për Brexit ka qenë 31 tetori.

Ambasadorët e vendeve të BE-së janë pajtuar në parim për shtyrje qysh të premten, pasi kancelari britanik, Sajid Javid, ka pranuar se ky afat nuk mund të përmbushet.

Britania ka vendosur të largohet nga BE-ja në një referendum të mbajtur në vitin 2016.

Që atëherë vazhdojnë edhe negociatat për një marrëveshje mbi kushtet e divorcit.

Palët kanë arritur dy marrëveshje, por asnjëra nuk ka gjetur mbështetje të mjaftueshme në Parlamentin britanik.

Kundërshtimet kanë të bëjnë kryesisht me politikat që do të zbatohen në kufirin me Irlandën, pas Brexit-it.

Kjo është hera e tretë që shtyhet Brexit-i.

Përveç kësaj, Mbretëria e Bashkuar po përballet sot edhe me një debat mbi propozimin e kryeministrit Boris Johnson për të thirrur zgjedhje të parakohshme në dhjetor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG