Ndërlidhjet

Vuçiq e falënderon Rusinë për forcimin e ushtrisë së tij


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e falënderoi Rusinë për dërgimim e raketave të sofistikuara në stërvitje të përbashkëta për mbrojtjen ajrore.

Vuçiq, gjatë vizitës në një aeroport ushtarak pranë Beogradit, tha se është i impresionuar nga ajo që mund të bëjnë sistemet ruse tokë-ajër.

"U jemi mirënjohës miqve tanë rusë që kanë rritur në mënyrë dramatike kapacitetet tona mbrojtëse", tha Vuçiq.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur se sistemet e saj raketore S-400 dhe Pantsir-S po marrin pjesë në stërvitje të përbashkëta me forcat serbe në Serbi.

Sistemi S-400 do të kthehet në Rusi pas gjashtë ditësh stërvitje, ndërsa Vuçiq tha se qeveria e tij e ka blerë sistemin Pantsir-S.

"Po flasim për sisteme fantastike. Sikur të kishim S-400, askush nuk do të guxonte të fluturonte mbi Serbi", tha Vuçiq.

NATO-ja e ka bombarduar Serbinë në vitin 1999 për të ndalur dhunën në Kosovë.

Serbia mban lidhje të ngushta politike dhe ekonomike me Rusinë, edhe pse thotë se synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Beogradi është zotuar se do të mbetet jashtë NATO-s dhe ka refuzuar t'iu bashkohet sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, në lidhje me luftën në Ukrainë.

Rusia ka kontribuar në ushtrinë e Serbisë me aeroplanë luftarakë, helikopterë sulmues dhe tanke.

Në një tjetër zhvillim të premten, Serbia nënshkroi marrëveshje për tregti të lirë me Bashkimin Ekonomik Euro-aziatik, të udhëhequr nga Rusia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG