Ndërlidhjet

Rusia dërgon në Serbi sistemet raketore S-400 për stërvitje të përbashkëta ushtarake


Pjesë e sistemeve raketore të Rusisë, S-400.
Pjesë e sistemeve raketore të Rusisë, S-400.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se ka dërguar sistemet raketore për mbrojtje S-400 dhe Pantsir-S në Serbi për të kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Ministria ka thënë të enjten se sistemet raketore tokë-ajër do të pozicionohen në bazën Batajnica, jashtë kryqytetit serb, Beograd.

Kjo është hera e parë që sisteme të tilla do të paraqiten në stërvitje ushtarake jashtë Rusisë, është thënë në një deklaratë të ministrisë ruse.

Këto njësite do të jenë pjesë e fazës së dytë të stërvitjeve ushtarake Rusi-Serbi, të cilat do të vazhdojnë deri më 29 tetor.

Faza e parë e stërvitjeve është realizuar në rajonin rus, Astrakhan në muajin shtator.

Serbia, ndonëse ka synime për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mban lidhje të ngushta me Rusinë.

Gjatë një vizite në Beograd javën e kaluar, kryeministri rus, Dmitry Medvedev ka thënë se ai pret nga homologia e tij serbe, Ana Brnabiq, që të nënshkruajë një marrëveshje për tregti të lirë me Unionin Ekonmik të Euroazisë, kur ajo të vizitojë Moskën më 25 tetor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG