Ndërlidhjet

Turqia nuk rifillon ofensivën ndaj kurdëve pas marrëveshjes me Rusinë


Pamje nga zona kufitare mes Sirisë dhe Turqisë.
Pamje nga zona kufitare mes Sirisë dhe Turqisë.

Turqia ka thënë se nuk “nevojë” për rifillim të operacionit luftarak kundër luftëtarëve kurdë në Siri, sepse është informuar nga Shtetet e Bashkuara se tërheqja e pjesëtarëve kurdë nga zona kufitare është “kompletuar”.

“Në këtë fazë nuk ka nevojë për nisje të një operacioni të ri”, ka thënë ministri turk i Mbrojtjes, Mevlüt Çavuşoğlu, transmeton agjencia e lajmeve, AFP.

Ky lajm vjen pasi presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan janë takuar për gjashtë orë të martën në një takim privat në Soçi të Rusisë.

Gjatë negociatave ata janë pajtuar për të kryer patrullime të përbashkëta ushtarake në verilindje të Sirisë dhe u kanë dhënë luftëtarëve kurdë një afat të ri për t’u larguar nga zona kufitare, vetëm pak orë para se të përfundonte armëpushimi i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarë turq dhe ata rusë kanë thënë se amëpushimi i ri, që do të zgjasë 150 orë, ka nisur mesnatën e 23 tetorit, dhe se përmes tij, kurdëve iu kërkohet të largohen 32 kilometra larg kufirit mes Turqisë dhe Sirisë.

Dy javë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar për tërheqje të trupave amerikane nga ky rajon.

Forcat kurde, të cilat kanë ndihmuar SHBA-në në luftimin e grupit militant, Shteti Islamik, kanë kontrolluar rajonin në verilindje të Sirisë për pesë vjet.

Tani, pjesa më e madhe e kësaj hapësire po u transferohet rivalëve amerikanë.

Turqia ka thënë një kohë të gjatë se luftëtarët kurdë janë një zgjatim i Partisë Popullore të Kurdistanit (PKK), e cila ka zhvilluar një fushatë brenda Turqisë prej vitit 1980, dhe të cilën Ankaraja, Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG