Ndërlidhjet

Prokuroria dhe Policia janë të pranishëm në Qendrën për Numërim dhe Rezultate


Ilustrim.
Ilustrim.

Prokurorët e Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë shkuar brenda objektit të Qendrës për Numërim dhe Rezultate, pas thirrjes publike që u kishte bërë këtyre institucioneve, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunikate nga Prokuroria e Shtetit.

“Pas prononcimit të kryetares së KQZ-së, Prokurori i Shtetit njofton publikun se në Qendrën për Numërim dhe Rezultate (QNR), tanimë janë prezent Prokurori i Shtetit dhe hetuesit nga Policia e Kosovës, të cilët bashkërisht do t'i përcjellin dhe verifikojnë pretendimet e parashtruara nga KQZ-ja”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, Prokuroria e ka të përcaktuar ndërmarrjen e aktiviteteve, përfshirë parandalimin e të gjithë atyre që bien në kundërshtim me dispozitat e ligjit në fuqi lidhur me veprat penale kundër të drejtave të votimit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka ftuar Policinë dhe prokurorët hetues që të shkojnë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, për të hetuar apo për të parë nëse ka manipulim me votat e qytetarëve nga komisionarët e partive politike.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG