Ndërlidhjet

Përpjekjet për shfuqizimin e Listës Serbe me pasoja katastrofale, thotë Vuçiq


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se është shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë, dhe se çdo përpjekje për të "shfuqizuar" Listën Serbe mund të ketë pasoja katastrofale për marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve.

Vuçiq tha se Lista Serbe mori 96 për qind të votave të serbëve të Kosovës në zgjedhje.

Ai akuzoi shqiptarët se kishin shpikur "disa tregime për zarfe helmuese me vota nga Serbia".

"Tashmë ata nuk janë më të sigurt nëse janë helmuar. Ata nuk dinë çfarë të shpikin, por konstatojnë se Lista Serbe duhet të shfuqizohet. Kjo, do të ketë pasoja katastrofale për marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve sepse serbët nuk do të jenë më në institucione. Dhe kur serbët nuk janë në institucione, ju e dini si do të duhet të mbrojnë lirinë dhe vatrën e tyre ”, tha Vuçiq.

Presidenti serb nuk e ka cituar asnjë përfaqësues të autoriteteve të Kosovës kur ka folur për mundësinë e “shfuqizimit” të Listës Serbe.

Lista Serbe është partia që ka pasur numrin më të madh të deputetëve serbë në legjislaturën e fundit të Kuvendit të Kosovës, dhe konsiderohet si parti që kontrollohet nga Beogradi zyrtar.

Ndërkohë, ka arritur në 11 numri i personave të cilët janë pranuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, pasi siç kanë thënë, kanë pasur reaksione alergjike pas kontaktit me zarfet me vota, të ardhura nga Serbia.

Për shkak të mungesës së rezultateve mjekësore, nuk dihet ende se si erdhi deri te paraqitjet e këtyre simptomave te këta persona.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë informatë shtesë lidhur me hetimet që po zhvillon, derisa në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thonë se janë duke pritur autoritetet kompetente që të dalin me përfundimet e tyre lidhur me këtë rast, në mënyrë që më pas, KQZ-ja të vazhdojë punën normale.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG