Ndërlidhjet

Mustafa sqaron pozicionin e LDK-së për negociatat me VV-në


Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka sqaruar vendimin e kryesisë së LDK-së për çështjen e bisedimeve për formimin e koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen (VV).

"Jemi marrë vesh që marrëveshja përfundimtare, ose ulja në tavolinë për marrëveshjen përfundimtare mund të ndodhë vetëm në momentin kur certifikohen rezultatet. Kurse, deri atëherë, ne natyrisht se do të flasim mes vete do të komunikojmë, do të kontaktojmë, dhe do të shohim që sa më shumë prej çështjeve që janë të hapura, kryesisht çështje të qeverisjes, ato t’i zgjidhim në mënyrë që prej momentit të certifikimit të mos kemi nevojë të kthehemi prap”, tha Mustafa, pas një takimi në Prishtinë me deputetin e parlamentit gjerman Volkmar Klein.

Më herët, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa kishte deklaruar se Kryesia e partisë ka vendosur që negociatat me Vetëvendosjen të zhvillohen pas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit dhe certifikimit të tyre nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

"Zhvillimi i negociatave do të fillojnë pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në momenti që certifikohen rezultatet, do të fillojmë bisedimet me Vetëvendosjen", ka thënë Mustafa.

Nga rezultatet preliminare, të publikuara deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 25.49 për qind të votave, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind të votave.

Këto rezultatet nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG