Ndërlidhjet

Vuçiq: Askush nuk po na ofron ndarjen e Kosovës


Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “askush nuk na ofron asgjë në lidhje me Kosovën, nuk ka ofertë për ndarje të Kosovës, dhe se rreth 100 vende që e kanë pranuar Kosovën, nuk do të tërhiqen nga vendimi".

Këto vende, sipas tij, duan ta shohin Serbinë pa Kosovën.

Vuçiq, deklaroi gjatë një vizite në një qytet të Serbisë, se “duhet kuptuar peshën e pozicionit të Serbisë” dhe se “nuk duhet gënjyer popullin”.

“Të gjithë kanë thënë se jam i gatshëm të nënshkruajë. Çfarë të nënshkruaj kur nuk ka asgjë”, ka deklaruar presidenti serb.

Megjithatë, ai përsëriti se askush nuk e dëshiron kompromisin të cilin ai e ofron, dhe se këtë kompromis e ka refuzuar edhe fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti.

Vuçiq nuk bëri të ditur se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

Deklaratat e presidentit serb, bëhen pas vizitës në Prishtinë dhe Beograd të të dërguarit presidencial të SHBA-së, për bisedimët e paqes me Kosovës dhe Serbisë, ambasadorit, Richard Grenell.

"Qëllimi i është për t'i bërë bashkë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon. Të dyja palët do të duhet të punojnë ngushtë dhe shpejt, duke shikuar nga e ardhmja", është thënë në deklaratën e Ambasadës amerikane në Prishtinë, e cila u lëshua pas vizitës së ambasadorit Grenell.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG