Ndërlidhjet

Olga Tokarczuk dhe Peter Handke fitojnë Nobel për Letërsi


Peter Handke dhe Olga Tokarczuk.
Peter Handke dhe Olga Tokarczuk.

Akademia suedeze e Shkencave shpërbleu me Çmimin Nobel për Letrësi autoren polake, Olga Tokarczuk, dhe autorin austriak, Peter Handke.

Çmimi për Tokarczukun i takon vitit 2018, ndërsa për Handken këtij viti.

Akademia suedeze ndau sivjet dy çmime në letërsi, pasi vitin e kaluar është anuluar për shkak të një skandali seksual.

Tokarczuk, 57 vjeçe, e konsideruar si romancierja kryesore polake e brezit të saj, u shpërblye "për një imagjinatë narrative, që me pasion enciklopedik paraqet kalimin e kufijve si një formë e jetës", tha Akademia.

Handke, ndërkaq, 76-vjeç, u shpërblye "për punën me ndikim" në "eksplorimin e specifikës së përvojës njerëzore", thuhet në deklaratën e Akademisë.

Këtë javë, u ndanë edhe Nobelët për Mjekësinë, Fizikën dhe Kiminë, ndërsa të premten do të ndahet Nobeli për Paqe.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG