Ndërlidhjet

Çmimin Nobel për mjekësi e fituan tre shkencëtarë


Shkencëtarët që fituan Çmimin Nobel, Gregg Semenza , Peter Ratcliffe dhe William Kaelin.
Shkencëtarët që fituan Çmimin Nobel, Gregg Semenza , Peter Ratcliffe dhe William Kaelin.

Dy shkencëtarë amerikanë, dhe një anglez, janë fituesit e sivjetëm të Çmimit Nobel në mjekësi.

Komiteti i Nobelit i vlerësoi zbulimet e tyre, për mënyrën se si qelizat njerëzore përshtaten me disponueshmërinë e oksigjenit.

“Zbulimet e treshes i kanë hapur rrugën strategjive të reja për të luftuar aneminë, kancerin dhe shumë sëmundje të tjera", tha Komiteti.

Shkencëtarët, William Kaelin, Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza, vendosën bazën për të kuptuar se si nivelet e oksigjenit ndikojnë në metabolizmin qelizor dhe funksionin fiziologjik, u tha më tutje në deklaratë.

Treshja do të ndajnë çmimin prej rreth një million dollarësh.

Që nga viti 1901, ky është çmimi i 110-të që ndahet për mjekësi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG