Ndërlidhjet

Kosnett: Ambasada amerikane po vëzhgon zgjedhjet me 30 ekipe


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philipp Kosnett
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philipp Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philipp Kosnett, po vëzhgon nga afër procesin në disa vendvotime nëpër qendra të ndryshme në Kosovë.

Kosnett ka thënë se Ambasada Amerikane në Kosovë ka më shumë se 30 ekipe vëzhguese monitoruese në terren.

“Ambasada amerikane ka më shumë se 30 ekipe në mbarë Kosovën, të cilat po vizitojnë vendvotimet. Unë personalisht do të vizitoj vendvotimet në Prishtinë, Prizren dhe Graçanicë”, tha Kosnett.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po i përcjell nga afër edhe Bashkimi Evropian, OSBE dhe organizatat vendore.

Më herët gjatë ditës, ambasadori amerikan përmes rrjetit social Twitter ka bërë thirrje për dalje në votime.

"Në Kosovë si dhe në Amerikë, çdo votë numërohet. Secili zë ka rëndësi. Pa marrë parasysh pikëpamjet tuaja, këdo që mbështetni - më 6 tetor, dilni të votoni. Për veten, shtetin dhe të ardhmen", tha Kosnett.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG