Ndërlidhjet

Thaçi zhvillon bisedë telefonike me të dërguarin amerikan për dialogun


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Emërimi juaj shton besimin tonë në këtë proces dhe në mundësinë për të arritur një marrëveshje të paqes, përfundimtare, me Serbinë”, është shprehur presidenti Thaçi në këtë bisedë telefonike, njofton Presidenca e Kosovës.

Presidenti Thaçi i ka thënë ambasadorit Grenell, se emërimi i tij “është konfirmim i përkushtimit personal të presidentit Trump që të arrihet një marrëveshje e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Më herët edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se do të zhvillojë një bisedë telefonike me ambasadorin Grenell.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar. Ato janë lehtësuar nga Bashkimi Evropian, i cili e mirëpriti emërimin e të dërguarit të posaçëm amerikan, duke thënë se SHBA-ja dhe BE-ja do të vazhdojnë angazhimin e përbashkët në Ballkanin Perëndimor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG