Ndërlidhjet

Vuçiq: Emërimi i Grenell, lajm befasues


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se për të është befasues lajmi i emërimit të Richard Grenell, si i dërguar i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se gjatë ditës (më 4 tetor) do të zhvillojë një bisedë telefonike, me Richard Grenell, që është edhe ambasador i SHBA-së në Gjermani.

Pas një takimi në Beograd me përfaqësuesit e Listës Serbe, Vuçiq tha se bisedimet ndërmjet Prishtnës dhe Beogradit janë zhvilluar nën ombrellën e Bashkimit Eropian dhe se përfaqësues i posaçëm ka qenë Matthew Palmer.

“Presidenti amerikan, Donald Trump, tash ka bërë një emërim të ri dhe unë menjëherë sot do të kem një bisedë telefonike me ambasadorin Grenell. Ai, padyshim se është njeri serioz dhe ka besimin e presientit Trump. Pra, do të shohim se në çfarë drejtimi do të shkojë”, tha Vuçiq.

Emërimi i ambasadorit Grenell është mirëpritur nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmërinë që të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA-në për Ballkanin Perëndimor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG