Ndërlidhjet

Hong Kongu nis pastrimin e rrugëve në prag të përvjetorit të Republikës së Kinës


Pamje nga protestat e së dielës në Hong Kong.
Pamje nga protestat e së dielës në Hong Kong.

Stacionet e metrove dhe rrugët në Hong Kong janë hapur të hënën, pas një fundjave kaotike, meqë policia ka nisur topa uji dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve, derisa këta të fundit kanë hedhur bomba me naftë jashtë zyrave qeveritare, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Territori kinez është në prag të shënimit të përvjetorit të 70-të të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, andaj autoritetet janë duke kërkuar shmangien e skenave që mund ta turpërojnë qeverinë qendrore në Pekin.

Kina përgatitet për të shënuar 70-vjetorin e republikës

Rrugët kanë filluar të pastrohen, ashtu sikurse dyqanet që kanë mbishkrime të shumta.

Dy aktivistë të mirënjohur pro-demokratikë, Gregory Wong dhe Ventus Lau janë arrestuar për përfshirjen e tyre në protesta, ka bërë të ditur Fronti për të Drejta Civile, që ka organizuar protestat e fundit masive.

Policia e Hong Kongut ende nuk ka konfirmuar arrestimet.

Fronti për të Drejta Civile ka thënë po ashtu se të hënën autortietet kanë refuzuar një leje për marshim në ditën e martë, afër selisë së qeverisë.

Megjithatë, protestuesit pritet të zhvillojnë marshe në Hong Kong.

Protestat në Hong Kong janë nxitur në muajin qershor kur qeveria ka prezantuar një projektligj që do të mundësonte ekstradimin e të dyshuarve në Kinë.

Qeveria ka tërhequr këtë dokument, mirëpo protestuesit kanë rritur kërkesat e tyre, duke bërë thirrje për zgjedhje të drejtëpërdrejta dhe llogaridhënie më të madhe nga policia.

Më shumë se 1,300 persona janë arrestuar prej kur kanë nisur protestat.

Hong Kong funksionon sipas organizimit, “një shtet, dy sisteme”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG