Ndërlidhjet

Ish-kryeministri turk jep dorëheqje nga partia e Erdoganit


Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.
Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se ka dhënë dorëheqje nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe se planifikon të formojë një lëvizje të re politike.

Davutoglu njoftoi për dorëheqjen të premten, disa ditë pasi partia nisi procedurat për përjashtimin e tij dhe të tre ish-ligjvënësve të tjerë për, siç thuhet, shkelje të disiplinës.

Davutoglu ka shërbyer si ministër i Jashtëm i Turqisë nga viti 2009 deri më 2014, ndërsa më pas si kryeministër deri më 2016, kur edhe është shkarkuar nga Erdogani dhe zëvendësuar nga Binali Yildirim.

Kohëve të fundit, ai ka qenë kritik ndaj politikave të Erdoganit, veçanërisht në lidhje me lirinë e shprehjes.

Davutoglu është njeriu i dytë më i rëndësishëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim që jep dorëheqje.

Në muajin korrik, edhe ish-zëvendëskryeministri Ali Babacan është larguar, duke bërë publike planet për formimin e një partie të re.

Erdogan i ka paralajmëruar anëtarët e partisë së tij se "ata që zbresin nga treni, nuk do të lejohen të kthehen më".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG