Ndërlidhjet

SHBA-ja akuzon Iranin se "nuk po i deklaron aktivitetet bërthamore"


Ilustrim
Ilustrim

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka akuzuar Teheranin se nuk po bashkëpunon plotësisht me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthmore (IAEA), duke thënë se sjellja e Iranit "ngre pyetje në lidhje me materialin ose aktivitetet e mundshme të padeklaruara bërthamore".

Pompeo tha se "mungesa e bashkëpunimit" e Teheranit me inspektorët bërthamorë të Kombeve të Bashkuara "përshtatet me modelin e gënjeshtrave 40 vjeçare të Iranit."

Deklarata e Pompeos bëhet në kohën kur Uashingtoni vazhdon përpjekjet, për të shtyrë vendet e tjera, të rrisin presionin ndaj Iranit përpara seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Por, menjëherë pasi ai tërhoqi ato vërejtje, Pompeo u tha gazetarëve se ishte e mundur që presidenti amerikan, Donald Trump, të takohej me presidentin iranian, Hassan Rohani, "pa parakushte" në margjinat e mbledhjes së Kombeve të Bashkuara, e cila fillon më 23 shtator.

Franca është përpjekur të bindë Trumpin të takohet me udhëheqësit iranianë, duke rritur shpresat se programi bërthamor i Teheranit dhe marrëveshja e tij bërthamore me fuqitë botërore do të jenë një çështje kryesore e agjendës në seancën e Kombeve të Bashkuara.

Inspektorët bërthAmorë të Kombeve të Bashkuara, thuhet se gjetën gjurmë të materialit bërthamor në një depo të identifikuar nga zyrtarë të inteligjencës izraelite.

Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me këtë depo, Irani ka njoftuar se planifikon të përdorë centrifuga më të avancuara sesa lejohet në bazë të marrëveshjes së saj bërthamore me fuqitë botërore.

Irani tashmë ka tejkaluar kufijtë e vendosur në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 në lidhje me nivelet e pasurimit dhe rezervat e uraniumit të pasuruar.

Presidenti Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018 duke thënë se ajo ishte e negociuar keq, dhe se i mundëson Teheranit që në të ardhmën të posedojë armë bërthamore.

Uashingtoni ka rivendosur sanksionet ndaj Iranit.

Zyrtarët amerikanë e akuzojnë Iranin si sponsorizuesin kryesor të terrorizmit në rajon, si dhe kanë thënë se nuk do ta lejojnë asnjëherë këtë vend, të posedojë armë bërthamore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG