Ndërlidhjet

Gazeta turke: Kështu u vra gazetari Jamal Khashoggi


Fotografia e Jamal Khashoggi gjatë një tubimi përkujtues.
Fotografia e Jamal Khashoggi gjatë një tubimi përkujtues.

Një gazetë turke ka botuar detaje të reja, të një regjistrimi, që raportohet se kapi momentet e fundit të gazetarit saudit të zhdukur, Jamal Khashoggi.

Kritiku i qeverisë saudite u vra në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018.

Gazeta pro-qeveritare Sabah thotë se transkriptimi që posedon, është nga një regjistrim i marrë brenda objektit, dhe më vonë i siguruar nga inteligjenca turke.

Ai përfshin informacione, siç janë fjalët e fundit të pretenduara të gazetarit.

Sipas kësaj gazete, një ekspert mjekoligjor, pjesë e një ekipi të dërguar nga Arabia Saudite, pretendohet se i referohen gazetarit si një "kafshë që duhet të flijohet" para mbërritjes së tij.

Raporti thotë se Khashoggit, sapo hyri në konsullatë, iu tha se ai duhej të kthehej në Rijad për shkak të një urdhri të Interpolit.

Gazetari, gjoja, nuk pranoi të zbatonte kërkesat e grupit, dhe më pas ai u drogua, sipas gazetës.

Gazeta shkruan se ai u tha vrasësve të tij - në fjalët e tij të fundit - që të mos ia mbajnë gojën mbyllur për shkak të astmës, por më pas humbi vetëdijen.

Khashoggi u mbyt me një thes të vendosur në kokë, transmeton Sabah, dhe në incizime dëgjohet një përleshje.

Gazeta gjithashtu pretendon se incizimi përmban edhe gjymtimin e tij nga ana e ekspertit mjekoligjor.

Raportet për ekzistencën e regjistrimeve audio, nga vdekja e Khashoggit, kanë ekzistuar që nga viti i kaluar.

Zyrtarët turq e kanë konfirmuar publikisht ekzistencën e këtyre incizimeve, dhe kanë thënë se i kanë ndarë ato me qeveritë ndërkombëtare, por nuk është e qartë se si i ka siguruar gazeta ato.

Pothuajse një vit nga vdekja e tij, trupi i Khashoggi nuk është gjetur pavarësisht presionit ndërkombëtar.

Në fillim të këtij viti, një eksperte i Kombeve të Bashkuara për vrasjet jashtëgjyqësore, kërkoi një hetim të pavarur dhe të paanshëm për vdekjen e tij.

Raportuesja e posaçme, Agnes Callamard, e përshkroi vdekjen e gazetarit si një "ekzekutim të qëllimshëm, të paramenduar" dhe pretendon se "shteti i Arabisë Saudite është përgjegjës" dhe duhet të hetohet.

Qeveria saudite kundërshtoi raportin e saj dhe në mënyrë të vazhdueshme, si dhe ka mohuar se ata që ishin përgjegjës për vdekjen, po vepronin me urdhër zyrtar.

Khashoggi shkruante kolumne për gazetën Washington Post dhe ishte i vendosur në SHBA.

Ai u pa për herë të fundit duke hyrë në konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor 2018 për të marrë dokumentet që i duheshin për t'u martuar me të fejuaren e tij turke.

Arabia Saudite paraqiti të dhëna kontradiktore për zhdukjen e tij.

Megjithatë, autoritetet saudite kanë akuzuar 11 persona për këtë rast.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG