Ndërlidhjet

Partia në pushtet e Rusisë pëson humbje në Moskë


Moskë, 8 shtator 2019.
Moskë, 8 shtator 2019.

Partia në pushtet e Rusisë "Rusia e Bashkuar" pësoi humbje të madhe në zgjedhjet e së dielës për Parlamentin e qytetit të Moskës.

Sipas rezultateve gati të plota, partia humbi afro një të tretën e ulëseve në Parlamentin prej 45 vendesh, por pritet të ruajë shumicën me rreth 26 ulëse.

Udhëheqësi i "Rusisë së Bashkuar" në Moskë, Andrei Metelsky, nuk u rizgjodh.

Me shumicën e kandidatëve të opozitës të skualifikuar, komunistët, të pavarurit dhe të tjerët fituan po ashtu ulëse në Parlament.

Përjashtimi i kandidatëve të opozitës shkaktoi protesta masive në Rusi.

Mijëra njerëz u arrestuan, ndërsa policia speciale u akuzua për reagim brutal ndaj demonstruesve.

Përveç Moskës, rusët votuan edhe në rajone të tjera më 8 shtator.

Në mediat sociale u postuan disa raporte për mashtrime në zgjedhje, por Radio Evropa e Lirë nuk mund t'i verifikonte në mënyrë të pavarur.

Ella Pamfilova, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Rusi, tha se deri më tash "nuk ka informacione se ndonjë prej zgjedhjeve mund të jetë e pavlefshme".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG