Ndërlidhjet

Prokuroria Speciale drejt shuarjes


Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva.
Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva.

Kërkesa për kalimin e lëndëve të Prokurorisë Speciale te Prokuroria e Rregullt dhe nisja e procedurës parlamentare për shkarkimin e kryeprokurores speciale, Katica Janeva, sipas njohësve të çështjeve juridike, nënkupton edhe shuarjen përfundimtare të këtij organi special të akuzës.

Bëhet fjalë për të paktën 17 padi kundër 93 ish zyrtarëve, të cilat janë ngritur nga 15 shtatori i vitit 2015 kur ishte themeluar kjo prokurori, por që ende nuk kanë marrë epilog.

Prokuroria Speciale u themeluar për të hetuar aferën e përgjimeve që ishte edhe bazë për ngritjen e padive si dhe vlerësimit se hetimi nuk mund t’i lihej organeve të rregullta për shkak të humbjes së besimit, ndikimeve partiake dhe lidhjeve të ngushta me pushtetin e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski. Por, afera e fundit me rastin “Reketi” dhe arrestimi i Katica Janevës rrënuan kredibilitetin edhe të kësaj prokurorie, thonë njohësit e çështjeve juridike.

“Me arrestimin dhe shqiptimin e masës së paraburgimin, ne nuk kemi Prokurori Speciale. Pra me këtë shuhet edhe Prokuroria Speciale. Çështja e lëndëve gjyqësore do të rregullohet e ligj të ri”, ka deklaruar Aleksandar Nakov, ekspert juridik.

Por, për njohësit e rrethanave juridike kalimi i lëndëve nga njëra prokurori te tjetra, lë hapësira për dyshime të reja, se në çfarë forme do të dorëzohen, apo nëse do të këtë fshehje të fakteve. Bashkim Selmani, profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit Fon, thotë se i gjithë kjo “turp”, siç shprehet ai, ka zbehur shpresat e qytetarëve nëse gjyqësori të vendoset në krye të detyrës.

“Tani është në pyetje se sa ato lëndë kanë qenë të mbrojtura në Prokurorinë Speciale. Tani këto lëndë që do të barten nga Prokuroria Speciale në Prokurorinë e Përgjithshme, realisht nuk e dimë se kush do t’i dorëzojë dhe si do të pranohen. Kjo lë pak shpresa dhe hapësirë për ngritjen e institucionit të mirëfilltë të prokurorisë. Për shkak të mos funksionimit të Prokurorisë aktuale, ishte themeluar Prokuroria Speciale dhe tani vijmë në situatë që të kthehemi te prokuroria e vjetër, prandaj them se nuk ka shpresa se kjo do të jetë funksionale. Kjo u konvenon edhe partitive, pasi nga bartja e lëndëve nga njëra prokurori në tjetrën, ato përfitojnë në kohë”, thotë Selmani.

Partitë nga ana tjetër vazhdojnë negociatat në kudër të grupeve të punës, ndërsa reagime e tyre nuk kanë qenë edhe shumë të zëshme lidhur me dorëzimin e lëndëve të Speciales në Prokurorinë e Rregullt. Për kryeministrin Zoran Zaev, veprimi i Janevës është i logjikshëm dhe kjo sipas tij, është edhe pjesë e bisedimeve me VMRO-DPMNE-në që të gjitha lëndët e Speciales të kalojnë te Prokuroria e Rregullt.

“Nga ajo që jam njoftuar nga grupet e punës, konsideroj se është një vendim i logjikshëm pasi kjo është edhe pjesë e bisedimeve me VMRO-DPMNE-në. Edhe nëse nuk arrihet marrëveshje, përcaktimet e tanishme ligjore janë të qarta se lëndët e Prokurorisë Speciale kalojnë në Prokurorinë Publike”, thotë Zaev.

VMRO-DPMNE-ja ndërkohë nuk ka komentuar lëndët, por ka kërkuar që me Janevën askush të mos komunikojë për shkak të dyshimeve për përfshirjen e saj në zhvatjen e 1.5 milion eurove nga afaristi , Orce Kamev, nga dy të arrestuarit e tjerë, Bojan Jovanovsi dhe Zoran Milevski.

“Personi i cili është i akuzuar për keqpërdorimet më të mëdha, e që gjithashtu është në fazën e shkarkimit nga detyra, dërgon letra për punën për të cilët është akuzuar, mendoj se është skandal andaj nëse kanë pak dinjitet, moral dhe profesionalizëm në punën e tyre, nuk duhet të kenë asnjë lloj komunikimi me këtë person”, thotë Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE-ja.

Seanca për shkarkimin e Katica Janevës pritet të mbahet në ditët e ardhshme dhe sipas partive dhe ekspertëve, nuk është shumë me rëndëso aktivizimi i dorëheqjes së saj, pasi procedurat janë të njëjtë në rastin e konstatimit të dorëheqjes apo të shkarkimit, që është në procedurë parlamentare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG