Ndërlidhjet

Presidenti iranian paralajmëron largim edhe nga disa pika të marrëveshjes bërthamore


Presidenti iranian, Hassan Rohani.
Presidenti iranian, Hassan Rohani.

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka paralajmëruar se Irani mund të marrë hapin “më të rëndësishëm” për t’u tërhequr nga disa zotime që parasheh marrëveshja bërthamore dhe i ka thënë kohë Evropës edhe dy muaj për të siguruar zbatimin e marrëveshjes.

Ai i është referuar marrëveshjes bërthamore, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Mediat iraniane kanë cituar Rohanin t’i ketë bërë këto komente në një takim të kabinetit të tij më 4 shtator, ku po ashtu ka thënë se Teherani do të njoftojë për “hapin e tretë”, që zvogëlon përkushtimin e këtij shteti ndaj marrëveshjes bërthamore.

Ai ka thënë se hapi i tretë do të jetë “më i rëndësishmi” dhe “do të ketë efekt të jashtëzakonshëm”.

“Evropa ka dy muaj tjerë për negociata, marrëveshje dhe kthim në zbatim të zotimeve”, është cituar të ketë thënë presidenti iranian sipas agjencisë iraniane të lajmeve, Mehr.

Ky njoftim ka ardhur pak kohë pas takimeve që janë zhvilluar mes Iranit, Francës dhe Rusisë për ruajtje të marrëveshjes bërthmore.

Presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr një vit më parë nga marrëveshja.

Më 3 shtator, në disa raportime është thënë se Franca ka qenë e përgatitur për t’i ofruar Iranit 15 miliardë dollarë kredi, në këmbim të zbatimit të marrëveshjes nga ana e Iranit.

Mirëpo, Britan Hook, koordinatori për Iranin nga Departamenti amerikan i Shtetit ka hedhur poshtë mundësinë e ofrimit të ndonjë lehtësie për sanksione, për t’u realizuar propozimi francez.

“Ne nuk mund ta bëjmë më të qartë se jemi të përkushtuar për këtë fushatë me presion maksimal dhe nuk do të garantojmë asnjë masë lehtësuese”, u ka thënë ai gazetarëve në Uashington të mërkurën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG