Ndërlidhjet

Deputeti gjerman: Kosova duhet të ruajë kufijtë ekzistues


Flamuri gjerman
Flamuri gjerman

Deputeti i parlamentit gjerman, Peter Bayer, tha se qëndrim gjerman është që Kosova duhet t’i ruajë kufijtë që i ka, dhe se kjo është shumë e rëndësishme për Gjermaninë.

Bayer, që i përket partisë së kancelares gjermane, Angela Merkel, deklaroi se Kosova gjendet para zgjedhjeve, dhe se qeveria e re që do të krijohet duhet të kthehet në proces të dialogut me Serbinë, pa kushte nga të dyja palët.

Pas një takimi me kryeministrin në detyrë të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, deputeti gjerman tha se vazhdimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm për integrimet evropiane.

Vizita e deputetit gjerman Bayer në Kosovë u bë pas qëndrimit në Beograd ku me zyrtarët e atjeshëm ka biseduar për nevojën e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu është ndërprerë në nëntor të vitit të kaluar, pasi Kosova vendosi tarifën ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës. Beogradi nuk pranon t’i kthehet bisedimeve pa u hequr taksa ndërkaq Prishtina kërkon që zyrtarët serbë të ndalin fushatën kundër shtetësisë së Kosovës.

Diplomatët presin që pas zgjedhjeve në Kosovë, që mbahen më 6 tetor dhe formimit të qeverisë së re, të gjendet zgjidhja për vazhdimin e dialogut.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG