Ndërlidhjet

Maqedonia e Veriut pret datën e negociatave me BE-në në tetor


Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov

Maqedonia e Veriut pret të marrë një datë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE në tetor, dhe është e shqetësuar se rajoni i Ballkanit do të dekurajohej për të kryer reforma nëse nuk fillojnë këto bisedime, tha të martën ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

“Kjo do t'u dërgonte një mesazh udhëheqësve të tjerë në Ballkan, se nuk ia vlen të investoni kapital politik për marrjen e vendimeve të vështira", tha Dimitrov.

Në një prononcim për Reuters, Dimitrov, shtoi se një fillimi i bisedimeve të pranimit do të ndihmojë në bindjen e të rinjve të mos migrojnë dhe të kërkojnë një "stil evropian të jetës" diku tjetër.

Ish-republika Jugosllave, ndryshoi emrin e saj nga Maqedonia në Maqedoninë e Veriut këtë vit, duke përfunduar një mosmarrëveshje më shumë se dy dekadëshe me Greqinë, dhe duke hequr një pengesë për anëtarësimin e saj në BE dhe NATO.

Komisioni Evropian rekomandoi zyrtarisht në maj që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat për t'u anëtarësuar në BE. Vendi kishte shpresuar të merrte datën për të filluar bisedimet e pranimit në qershor, por Këshilli i BE-së, e shtyu vendimin për tetor.

Dimitrov gjithashtu tha që Maqedonia pritet të bëhet anëtare e NATO-s në dhjetor, ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Vetëm 50 përqind e maqedonasve që kanë moshë pune janë të punësuar. Nga niveli i ulët i lindjeve dhe migracioni po zvogëlohet fuqia punëtore, thuhet në një raport të Bankës Botërore në vitin 2018.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG