Ndërlidhjet

Ministrat e BE-së "më pozitivë" rreth bisedimeve për anëtarësim me Ballkanin


Ilustrim.
Ilustrim.

Ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto ka thënë të premten se kolegët e tij nga Bashkimi Evropian kanë shumë shpresë se do të lëvizin drejt bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndonëse nuk ka dhënë ndonjë afat kohor.

Haavisto i ka bërë këto deklarata pas një takimi me homologët e tij evropianë, me të cilët përveç çështjeve tjera është diskutuar edhe për këto dy vende të Ballkanit, të cilat janë përballur me vonesa dhe kundërshtime të disa shteteve për nisje të negociatave për anëtarësim.

“Unë mendoj se ka pasur pritshmëri pozitive se në një pikë ne do të vazhdojmë përpara me nisje të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, u ka thënë gazetarëve Haavisto, pa treguar se cilat vende kanë qenë më optimiste.

Maqedonia e Veriut ka ndryshuar emrin këtë vit, duke i dhënë fund kontestit për emrin me Greqinë, në mënyrë që t’i hapë rrugë anëtarësimit në BE dhe NATO.

Mirëpo disa vende të BE-së kanë thënë se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të luftuar krimin e organizuar dhe të forcojë sundimin e ligjit.

Më herët gjatë ditës, ministrja për punë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini, nuk ka pranuar të tregojë se cilat shtete mbështesin nisjen e bisedimeve për anëtarësim dhe cilat e kundërshtojnë këtë proces.

“Unë kam parë sot mbështetje më të madhe dhe vendosshmëri në mesin e vendeve anëtare sa i përket rëndësisë strategjike, ashtu që, Bashkimi Evropian të jetë stabil sa i përket hapave të ardhshëm të procesit të zgjerimit”, ka thënë Mogherini.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG