Ndërlidhjet

Gjykata Supreme në Indi nis hapa ligjorë pas ndryshimit të statusit të Kashmirit


Pamje nga Kashmiri i rrethuar.
Pamje nga Kashmiri i rrethuar.

Gjykata Supreme në Indi ka nisur hapa ligjorë ndaj vendimit të qeverisë së këtij shteti për t’i tërhequr statusin special Kashmirit që administron.

Kjo gjykatë ka kërkuar që të sqarohet pse është marrë ky vendim. Ajo i ka kërkuar qeverisë që të përgjigjet në 14 peticione dhe të informojë gjykatën për kufizimet në media që janë vendosur në Kashmir.

Kjo gjykatë po ashtu ka njoftuar se pesë gjyqtarë të saj do të nisin seancat e rregullta për këtë çështje në muajin tetor.

Qeveria indiane, e udhëhequr nga partia nacionaliste, Bharatiya Janata, ka bllokuar Kashmirin me shumicë myslimane përmes forcave të sigurisë, dhe ka ndërprerë linjat telefonike dhe internetin.

Tërheqja e statusit special ka nxitur zemërim në këtë rajon pasi zyrtarët lokalë dhe administratorët tani punojnë nën kontrollë federal, andaj banorët frikësohen se kultura dhe identiteti i tyre demografik është në rrezik.

Kashmiri është i ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit, ndonëse për tërsinë e këtij territori kanë pretendime të dyja shtetet.

Në përgjigjje të vendimit të Nju Delhit, Pakistani ka ndalur shërbimet e trenave me Indinë, tregtinë bilaterale si dhe ka dëbuar ambsadorin indian nga ky shtet.

Kryeministri pakistanez, Imran Khan planifikon të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshmë të Këshillit të Sigurimit më 27 shtator për të theksuar ato që ai konsideron “mizori indiane” në Kashmirin që drejtohet nga India.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG