Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mori të hënën vendimin për shpalljen e zgjedhjeve tё parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës më 6 tetor, 2019.
Në vendimin dërguar mediave, të nënshkruar nga presidenti Thaçi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve udhëzohet që t’i ndërmarrë tё gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve, nё përputhje me legjislacionin nё fuqi.
Vendimi pason shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, më 22 gusht, gati një muaj pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeminstrit të Kosovës.
Para shpalljes së datës së zgjedhjeve, Thaçi dekretoi edhe shpërndarjen e Kuvendit.