Ndërlidhjet

Thaçi: Së shpejti do të marr vendim për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se shpërndarja e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, shpejton hapat drejt organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ai ka thënë se brenda një kohe të shkurtër do të marrë vendim për dekretim të datës së zgjedhjeve.

“Tani është në interes të qytetarëve të Kosovës që pas një procesi zgjedhor demokratik të kemi sa më shpejt një qeveri funksionale dhe llogaridhënëse, e cila i përballon sfidat që na presin si shtet dhe shoqëri”, ka thënë Thaçi në një komunikatë.

Sipas tij zgjedhjet e reja duhet të jenë të organizuara mirë dhe procesi të jetë demokratik.

Me 89 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime deputetët e Kosovës kanë votuar për shpërndarjen e Kuvendit, duke iu hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Propozimi i deputetëve për shpërndarjen e Kuvendit, ka ardhur pasi Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës më 19 korrik, meqë kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Në nenin 66 të Kushtetutës thuhet se zgjedhjet e rregullta për Kuvend mbahen më së voni tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit, kurse në raste të shpërndarjes së Kuvendit, jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas shpërndarjes.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG