Ndërlidhjet

Dështon përpjekja për formimin e qeverisë në Bosnje e Hercegovinë


Anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, Zhelko Komshiq dhe Milorad Dodik
Anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, Zhelko Komshiq dhe Milorad Dodik

Takimi në Sarajevë ndërmjet anëtarëve të presidencës trepalëshe, Shefik Xhaferoviq, Zhelko Komshiq dhe Milorad Dodik përfundoi pa një marrëveshje për formimin e kabinetit të ri, sepse Dodiku ishte kundër një pakete, që do të përfshinte edhe miratimin e një plani që do të afronte Bosnjën drejt anëtarësimit në NATO.

Bosnja në vitin 2010 iu bashkua Plani të Veprimit për Anëtarësimin në NATO - një hap i parë drejt anëtarësimit përfundimtar në aleancë.

Në dhjetor të vitit 2018, ministrat e Jashtëm të NATO-s ranë dakord të aktivizojnë programin e këshillave dhe asistencës së aleancës dhe të paraqesin Planin e parë Vjetor Kombëtar.

Sidoqoftë, Dodiku ka qenë përgjithmonë kundër hyrjes së Bosnjës në NATO, duke këmbëngulur për të ruajtur një status neutraliteti.

Mosmarrëveshjet midis serbëve pro-rusë të Bosnjës dhe dy grupeve të tjera etnike mbi marrëdhëniet e ardhshme të Bosnjës me NATO-n mund të zhysin vendin në një krizë më të thellë.

Një marrëveshje midis përfaqësuesve të tre grupeve kryesore etnike serb, kroat dhe boshnjak është thelbësore, sepse mungesa e një qeverie ka shkaktuar ngecje në zhvillimin ekonomik të vendit, që ende po përpiqet të rimëbëmbet pas luftës shkatërruese të viteve 1992-95.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG