Ndërlidhjet

SHBA-ja largohet nga bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në Kosovë


Flamuri amerikan.
Flamuri amerikan.

Shtetet e Bashkuara janë larguar nga bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në Kosovë, duke konsideruar se në krye të këtij institucioni është një person i pakualifikuar.

Për emërimin e Naser Shalës në këtë pozitë pati reaguar edhe Britania e Madhe, dhe ambasadori i saj në Prishtinë, Ruairi O’Connell ishte larguar po ashtu nga bordi.

“Ne nuk do të jemi aty kur udhëheqësi u shërben interesave personale dhe atyre politike në vend të njerëzve. Përzgjedhja e personave joadekuatë për pozita qeveritare dëmton imazhin e Kosovës dhe besimin publik”, është thënë në një postim të ambasadës amerikane në rrjetin social, Facebook.

Ditë më parë, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett pati kërkuar nga partitë që të propozojnë zgjidhje për t’i dhënë fund korrupsionit dhe nepotizimit”.

“I pakualifikuari Naseri Shala vazhdon të qëndrojë në krye të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, duke minuar besimin e qytetarëve në përzgjedhjen me meritë në procesin e punësimit”, pati thënë ndër të tjera ai.

Agjencia Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës është agjenci e pavarur e themeluar nga Kuvendi i Kosovës, që ka për mandat të pranojë, krahasojë dhe përmes Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona (KVVP) të zgjidhë dallimet dhe mospajtueshmëritë në mes të dokumenteve të cilat i ka marrë Kosova nga autoritetet serbe dhe të dokumenteve kadastrale aktuale në Republikën e Kosovës, për pronën private, atë komerciale dhe pronën private të bashkësive fetare.

Emërimi i anëtarëve në bordet e ndërmarrjeve publike në Kosovë është një ndër proceset që vazhdimisht është kritikuar nga shoqëria civile në Kosovë, e së fundmi, edhe nga faktori ndërkombëtar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG