Ndërlidhjet

Haradinaj: Vazhdimi i dialogut pa kushte dhe vonesa


Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj
Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur në favor të vazhdimit të dialogut me Serbinë mirëpo, sipas tij, ai duhet të jetë pa kushte.

Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj, ka thënë se qeveria i ka prezentuar vendeve të Kuint-it dhe Bashkimit Evropian, draft-marrëveshjen gjithëpërfshirëse ku përfshihen tema të papërfunduara për njohje të dyanshme në kufijt ekzistues.

“Pajtohem për nevojën e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qeveria i ka prezentuar Kuint-it dhe BE-së draftin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse që përfshinë temat për njohje të dyanshme në kufijt ekzistues. E ritheksoj se dialogu duhet të jetë pa vonesa dhe pa kushte. Tregun për njohjen”, ka shkruar Haradinaj.

Deklarimi i Haradinaj, vjen dy ditë pasi vendet e Kuint-it (Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara), përmes një deklarate kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare.

“Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për tërheqjen e njohjeve kundër Kosovës”, është thënë në deklaratë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë në fund të vitit të kaluar, për shkak të taksës ndaj mallrave serbe të cilën e vendosi Qeveria e Kosovës.

Serbia e ka kushtëzuar pjesëmarrjen në dialog me heqjen e taksës, nga ana e autoriteteve të Kosovës.

Thirrjes së SHBA-së dhe BE-së për të shfuqizuar taksën, Haradinaj, deri më tani, i është përgjigjur negativisht.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG