Ndërlidhjet

Serbia pret “vjeshtë të vështirë” për çështjen e Kosovës


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se pret një "vjeshtë të vështirë" sa i përket çështjes së Kosovës, sepse ai mendon se "Perëndimi do të përpiqet të shpejtojë zgjidhjen e problemit".

Vuçiq, megjithatë përsëriti, se zgjidhja nuk do të jetë e mundur nëse Serbia nuk merr asgjë.

"Unë nuk e di se cila është ideja. Ajo që kisha si ide u refuzua nga të gjithë. Askush nuk e pëlqeu. Le të shohim se cila është ideja juaj, sepse ende nuk e kam dëgjuar, përveçse pashë më shumë presion mbi mua. Serbia nuk mund të pajtohet me pavarësinë ( e Kosovës) nëse Serbia nuk merr asgjë", tha Vuçiq në një intervistë për Televizionin Prva në Serbi.

Ai tha se u ka thënë të gjithë bashkëbiseduesve në bashkësinë ndërkombëtare, se nuk do të ketë zgjidhje nëse dikush mendon se Serbia duhet të poshtërohet.

Duke folur për faktin se si të pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kanë ndryshuar ambasadorët e tyre në Beograd, dhe nëse kjo ka ndonjë lidhje me çështjen e Kosovës, Vuçiq tha se ata "me siguri nuk kanë ardhur për të kontrolluar ndryshimin e klimës në Serbi".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG