Ndërlidhjet

Haradinaj dhe Limaj: Vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje


Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se duhet të merren gjitha veprimet në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Është një bindje e gjithë neve që zgjedhjet duhet të ndodhin në kohë. Ka bazë të mirë që partite politike me dakordim të plotë të shpërbëjnë parlamentin - të mos humbet kohë - të ketë kordinim të veprimeve në nivel të grupeve parlamentare, dhe që gjithë së bashku të votojnë një mocion për shpërbërjen e parlamentit”, ka thënë Haradinaj, pas një takimi që ka pasur me liderin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe atë të Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli.

Të dyja këto parti janë pjesë e koalicionit që e përbën qeverinë në dorëheqje.

Mbajtjen e bisedimeve e ka konfirmuar edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj i cili tha se takimi ishte joformal.

Limaj tha se vendi duhet që sa më parë të shkojë në zgjedhje dhe se janë në pritje të ftesës së presidentit për konsultim.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka filluar konsultimet me partitë politike në lidhje me zhvillimet pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Sipas një komunikate nga presidenca, ai ka nisur takimet me dy parti të komuniteteve jo shumicë që përfaqësojnë komunitetin turk dhe atë boshnjak në Kuvendin e Kosovës. përderisa për të mërkurën e ka parlajmëruar një takim me kryetaren e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG