Ndërlidhjet

Drejtori amerikan për Inteligjencë Kombëtare lë administratën Trump


Drejtori amerikan për Inteligjencë Kombëtare, Dan Coats.
Drejtori amerikan për Inteligjencë Kombëtare, Dan Coats.

Drejtori amerikan për Inteligjencë Kombëtare, Dan Coats është kthyer në figurën e fundit të profilit të lartë në Shtetet e Bashkuara që do të largohet nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump.

Presidenti Trump ka thënë se Coats do të largohet nga pozita që ka në mes të muajit gusht dhe se ai do të nominojë kongresistin nga Teksasi, John Ratcliffe për ta zëvendësuar Coats.

Ai ka thënë se Ratcliffe do të “reflektojë madhështinë” për shtetin që do.

Coats dhe Trump kanë pasur shpesh qasje të ndryshme sa u përket Rusisë apo Koresë Veriore.

Si drejtor për inteligjencë kombëtare, ka qenë roli i Coats, që të mbikëqyrë 17 agjencitë amerikane të inteligjencës, përfshirë, CIA-n dhe NSA-n.

Mirëpo gjatë udhëheqësisë së tij, vendimet e shefit të inteligjencës kanë qenë në kundërshtim me parimet e presidentit të SHBA-së, i cili ka qenë edhe kritik ndaj agjencive të inteligjencës.

Në muajin janar, presidenti i ka cilësuar pasivë, shefat e inteligjencës dhe naivë ndaj kërcënimit që përbën Irani.

Coats është i fundit në rrethin e administratës Trump që largohet nga Shtëpia e Bardhë, pasi ish-Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis dhe ish-Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson janë vetëm disa prej tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG