Ndërlidhjet

Vdesin tre persona si pasojë e një aksidenti në Rahovec


Ilustrim.
Ilustrim.

Tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të premten në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Lirije Podrimaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se viktimat janë dy meshkuj dhe një grua.

“Patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Podrimaj.

Më vonë është konfirmuar vdekja e personit të tretë.

Sipas zëdhënëses Podrimaj, informacionet e para kanë treguar se aksidenti i ndodhur në mes të dy automjeteve me udhëtarë ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit në mënyrë të pasigurt.

Pas lajmit për viktimat ka reaguar kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të shtojnë kujdesin në trafik.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG