Ndërlidhjet

Haradinaj do t’i drejtohet Kushtetueses për funksionet e Qeverisë pas dorëheqjes


Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kompetencat dhe përgjegjësitë e Qeverisë në dorëheqje.

Ai kishte thirrur të premten mbledhjen e rregullt të kabinetit qeveritar, por në debatet me ministrat të cilët janë pjesë e partive të koalicionit, u ngrit qartë çështja e kompetencave të kësaj qeverie, e cila ka një javë që drejtohet nga një kryeministër që ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Në një gjendje të tillë, Haradinaj tha se “është i detyruar të kërkojë mendimin dhe interpretimin e Gjykatës Kushtetuese”, në lidhje me përgjegjësitë dhe funksionet që ka një qeveri në një rast të tillë.

Haradinaj tha se Qeverisë së tij në dorëheqje, i duhet një qartësim rreth kompetencve dhe përgjegjësive, pasi që vendi nuk mund të mbetet pa qeverisje deri në momentin kur të formohet një qeveri e re.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje të premten e kaluar, më 19 korrik, pasi që ishte ftuar nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Veçanta në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG