Ndërlidhjet

BE-ja e alarmuar me ndotjen e ajrit në Bullgari dhe Spanjë


Flamuri i BE-së
Flamuri i BE-së

Komisioni Evropian i kërkoi Gjykatës Evropiane të ndërmarrë veprime kundër Spanjës dhe Bullgarisë, për shkak të cilësisë së tyre të dobët të ajrit, duke thënë se këto vende kanë dështuar të mbrojnë qytetarët nga ndotja.

Spanja tejkalon kufijtë e dioksidit të azotit, veçanërisht në dy qytetet e mëdha: Madrid dhe Barcelonë, ku nivelet ligjore janë tejkaluar vazhdimisht, thuhet në vendimin e Komisionit Evropian.

"Të dhënat më të reja të cilësisë së ajrit të ofruara nga Spanja, konfirmojnë shkeljen sistematike të rregullave të BE-së mbi vlerat e dioksidit të azotit, të cilat kanë qenë ligjërisht të detyrueshme që nga viti 2010", tha Komisioni, duke e referuar tashmë çështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Dioksidi i azotit shkakton rreth 9.000 vdekje të parakohshme çdo vit në Spanjë, sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit.

Në Bullgari, të dhënat treguan se vendi ishte duke tejkaluar nivelet e dioksidit të sulfurit.

Ekzekutivi i BE-së, gjithashtu i kërkoi Kroacisë dhe Rumanisë të adresojnë dështimet në monitorimin e ndotjes.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG