Ndërlidhjet

Kërkohet drejtësi për të miturin e vrarë në Fushë Kosovë


Marshi protestues me moton “Kundër racizmit”.
Marshi protestues me moton “Kundër racizmit”.

Në Prishtinë është mbajtur një marsh protestues me moton, “Kundër racizmit”.

Marshi ka filluar nga sheshi "Skënderbeu" në Prishtinë për të vazhduar deri te Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me, siç u tha, mosveprimin e institucioneve përgjegjëse, policisë dhe prokurorisë, në lidhje me raportimet për abuzimin e të miturit, 11-vjeçar, i cili u gjet i vdekur më 11 korrik.

Protestë kundër vrasjes së të miturit në Fushë Kosovë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:35 0:00

​Gazmend Qyqalla, aktivist nga komunitetet joshumicë - rom e ashkali - tha se kjo ishte një “qasje raciste dhe vrasje institucionale”, pasi që askush nuk veproi që ta parandalonte vrasjen dhe ta ndihmonte viktimën.

Policia ka arrestuar tashmë personin e dyshuar për vrasje, por familja e viktimës po i akuzon organet e rendit për mosveprim.

Marshi në Prishtinë, pasoi protestën e mbajtur në Fushë Kosovë ku edhe jeton familja e të vrarit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG